Kloroform
Autori: Klara Buda
Pėrkthyesi:
Kategoria: Autore Shqiptarė
Gjinia: Roman
Viti i Botimit: 2009
Ēmimi: Lekė    Faqe: 250
ISBN: 978-99943-0-139-3
KLARA BUDA ndjek studimet universitare pėr letėrsi moderne dhe tė krahasuar nė Sorbonė, Paris IV, duke ndryshuar drejtimin fillestar – atė tė mjekėsisė veterinare. Mė pas pranohet nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nė degėn metoda tė historisė, arkeologjisė dhe histori arti. Nė vitin 1996, nėn drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Dimplome d’Etude Approfondi nė histori arti, duke u bėrė kėshtu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon nė Paris, nė sektorin e komunikimit tė UNESCO-s, si gazetare pėr BBC-nė dhe nė Radio France Internacionale, ku aktualisht ėshtė shefe e shėrbimit shqip. Pėrmes njė morie ngjarjesh qė ndjekin njėra-tjetrėn me njė shpejtėsi marramendėse, njė grup studentėsh do tė gjenden ballė pėr ballė me diktaturėn dhe do tė zbulojnė mizorinė e saj. Gjithēka do tė marrė tatėpjetėn thjesht nga njė gabim fatal nė njė mbrėmje tė zakonshme… Nga dashuria e ndaluar te dhunimi i intimitetit e duke pėrfunduar te morfinomanėt e fshehur nė statistikat zyrtare, Klara Buda trajton njė nga temat tabu tė brezit tė saj. I pėrpunuar me art, imagjinatė dhe ndjenjė, “Kloroform” ėshtė njė roman qė lexohet me njė frymė dhe tė mban pezull deri nė rreshtin e fundit.
 
Kërkoni në arshivën e botimeve
Titulli

Autori

ISBN

   
 ▫ Pranverė me ty
 ▫ Pafajėsi vrastare
 ▫ Baroni
 ▫ Ndėrmjetėsi
 
 
© 2001-2007 Botimet DUDAJ. Të gjitha të drejtat e rezervuara.