Ungjilli sipas Jezu Krishtit Autori:Jose Saramago Pėrkthyesi:Nasi Lera Kategoria:Shkrimtare Nobeliste Gjinia:Roman Viti i Botimit:2009 Ēmimi: Lekė
Faqe:568 ISBN:978-99943-0-135-5
Sikur José Saramago tė kishte jetuar disa shekuj mė parė, pa asnjė dyshim qė ky ungjill i pestė do ti kishte marrė mbi vete rrufetė e Kishės dhe do ti kishte kushtuar turrėn e druve. Por, tė kundėrshtosh sot njė histori, qė prej dy mijėvjeēarėve ėshtė pjesė e sė shenjtės, ėshtė kujtesė simbolike dhe model i qytetėrimit tonė; ajo nuk pėrbėn mė herezi apo blasfemi. Megjithatė, ende vende dhe fe tė tjera nuk ngurrojnė tė japin vendime tė pamėshirshme vdekjeje kundėr poetėve dhe poezisė. Por a ėshtė me tė vėrtetė caku i lirisė aq i madh sa duam ta besojmė? Kjo ėshtė pyetja qė shtron kėtu Saramagoja, duke e bėrė Jezusin, kėtė bir tė Zotit qė nuk donte tė ishte i tillė, viktimė flijuese dhe instrument nga mė absolutėt tė pushteteve, siē ėshtė edhe ideja e Zotit, kundėr tė cilit ēdo rebelim ėshtė i pamundur. Ashtu si revolucionet, fetė hanė fėmijėt e tyre, sado tė pafajshėm tė jenė.
Nė kėtė ungjill, qė tregon fėmijėrinė dhe jetėn vetjake tė Jezusit nė njė dramė romaneske madhėshtore, duke pėrzierė historinė, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin tė marrė pjesė nė debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenė asnjėri ai qė beson se ėshtė. Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen nė njė stil madhėshtor, njė nga mė tė pėrsosurit dhe mė mjeshtėrorėt e letėrsisė sė sotme europiane dhe asaj botėrore.
JOSÉ SARAMAGO, fitues i ēmimit Nobel nė vitin 1998, u lind mė 1922 nė Azinhaga, Portugali. Zėvendėskryeredaktor i sė pėrditshmes Diario de noticias pėr shumė vite, ai hyri shumė vonė nė letėrsi, nė moshėn 58-vjeēare. Por u afirmua menjėherė si njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė portugeze. Sot vepra e tij ėshtė pėrkthyer nė mbarė botėn. Ungjilli sipas Jezu Krishtit ėshtė romani i tretė, pas romaneve Verbėria dhe Perėndia dorace, qė Shtėpia Botuese Dudaj i jep lexuesit shqiptar.