Edhe njė ditė mė shumė Autori:Fabio Volo Pėrkthyesi:Elona Mistrovica Kategoria:Letersi Europiane Gjinia:Roman Viti i Botimit:2009 Ēmimi: Lekė
Faqe:320 ISBN:978-99943-0-123-3
PROBLEMI NUK ĖSHTĖ SA PRET, POR KĖ PRET.
Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nėse ėshtė me fat, jo vetėm)... Ditė gjithmonė tė ngjashme, tė shenjuara nga takime qė, nė fund tė fundit, i shėmbėllejnė njėra-tjetrės, tė humbura nėn qiellin ngjyrė gri tė njė metropoli qė ka harruar tė buzėqeshė. Kjo ėshtė jeta e Xhakomos, i cili nuk e vret shumė mendjen dhe pėrballet me ngjarjet duke qėndruar nė sipėrfaqe. Por, njė ditė, ai takon njė tė panjohur nė tramvaj, e has atė edhe tė nesėrmen, edhe tė pasnesėrmen. Pėr muaj me radhė. E kėshtu, ato tri ndalesa tė tramvajit, qė duhet ti pėrshkojė pėr tė mbėrritur nė zyrė, shndėrrohen nė njė takim tepėr tė rėndėsishėm e tė pėrditshėm. Nė tė vėrtetė, ato janė takimi mė i rėndėsishėm. Por fati i sė panjohurės e shpie atė larg, nė njė qytet tjetėr. Po Xhakomo? Pėr herė tė parė nė jetė, ai vendos tė mos qėndrojė mė nė sipėrfaqe e tė rrezikojė tė duket qesharak, por niset nė ndjekje tė njė ėndrre. Ky ėshtė fillimi i njė loje tė pabesueshme dhe gjithėpėrfshirėse, qė papritur do tė ndėrpritet e qė do ti shpjerė ata tė dy nė njė pikė nga ku nuk mund tė kthehen mė pas, pėr tė zbuluar nėse ia vlen ta luash deri nė fund lojėn e jetės.
FABIO VOLO ka lindur mė 23 qershor 1972. Ka punuar si dixhej, aktor dhe drejtues programesh televizive e radiofonike. Ka publikuar Po dal tė bėj njė shėtitje, Kam njė jetė qė tė pres, Njė vend nė kėtė botė.