Simboli i humbur Autori:Dan Brown Pėrkthyesi:Taqo Trajēe Kategoria:Letersi Amerikane Gjinia:Roman Viti i Botimit:2010 Ēmimi: Lekė
Faqe:640 ISBN:978-99943-0-147-8
ĒFARĖ KA HUMBUR... DO TĖ GJENDET.
Nė kėtė roman tė ri tronditės, pas dukurisė globale Kodi i Da Vinēit, Dan Brown-i demonstron edhe njė herė pse ėshtė shkrimtari mė i njohur nė botė. Simboli i humbur ėshtė njė rrėfim mjeshtėror, njė rendje pėr jetė a vdekje pėrmes njė labirinti tė botės sė njėmendtė tė kodeve, sekreteve dhe tė vėrtetave tė padukshme... tė gjitha nėn syrin vėzhgues tė kriminelit mė tė tmerrshėm qė Brown-i ka krijuar deri mė sot. I vendosur brenda dhomave tė fshehta, tuneleve dhe tempujve tė Uashingtonit, D.C., Simboli i humbur zhvillohet me shpejtėsi nė njė mjedis befasues dhe shkon drejt njė pėrfundimi tė papėrfytyrueshėm.
Rrėfimi nis me simbologun e njohur tė Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr njė ftesė tė papritur pėr tė dhėnė njė leksion nė ndėrtesėn e Kapitolit tė Shteteve tė Bashkuara. Por, pak minuta pas mbėrritjes sė tij, nata merr njė kthesė tė ēuditshme. Njė objekt shqetėsues - i koduar mjeshtėrisht me pesė simbole - zbulohet nė ndėrtesėn e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si njė ftesė antike... qė synon ta ēojė marrėsin e saj nė njė botė tė urtėsisė ezoterike, tė humbur kohė mė parė.
Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni - njė mason e filantrop i mirėnjohur - rrėmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresė pėr ta shpėtuar atė ėshtė ta pranojė ftesėn mistike dhe tė shkojė kudo qė ta shpjerė ajo. Nė ēast, Langdoni gjendet i zhytur nė njė botė tė fshehtė tė sekreteve masone, tė historisė sė panjohur e tė vendeve tė papara ndonjėherė dhe tė gjitha ato duket se e tėrheqin drejt njė tė vėrtete tė vetme, tė pabesueshme.
Siē e zbuloi bota te Kodi i Da Vinēit dhe Engjėj dhe djaj, romanet e Dan Brown-it janė tablo tė shkėlqyera tė historive tė fshehta, tė simboleve tė mistershme dhe tė kodeve enigmatike. Nė kėtė roman tė ri, ai pėrsėri i sfidon lexuesit me njė rrėfim tė zgjuar e me ritėm marramendės, qė paraqet befasi nė ēdo kthesė. Simboli i humbur ėshtė pikėrisht ajo ēka kishin pritur admiruesit e Brown-it... romani i tij mė drithėrues deri tani.